Hoteli ‘Lusail Marina’, 600 ditë para Kampionatit Botëror 2022

11 prill 2021 | 12:48

Shkruan: Elmedina Ismajli

Nuk i duhet shumë ditë, Projekti 500 milom $ “Hoteli Lusail Marina pesë dhe gjashtë yje” të përfundoi. Hoteli gëzon një vend ideal në qytetin më të ri të Katarit Lusail.

Për tifozët e futbollit dhe delegacionet zyrtare që do të vijnë në Doha për të marrë pjesë në Kupën e Botës FIFA që do të organizohet në Doha vitin e ardhshëm 2022.

Më pas ky hotel do i përmbush kushtet për vizitorët nga Lindja e Mesme që  kërkojnë suita luksoze gjatë vizitës së tyre në shtetin e Katarit. Dizajni i saj arkitektonik është frymëzuar nga emblema e shtetit të Katarit,  e cila simbolizon shpatat tradicionale të Katari, njëkohësisht do të mbetet edhe simbol i kupës Botërore FIFA WORLD CUP QATAR 2022, dhe  pritet të jetë një nga pikat më të veçanta të mikpritjes në shekullin 21. Ky projekt do të përfshijë një hotel me pesë yje për të përmbushur kërkesat biznes klase, dhe një hotel me gjashtë yje për ata që kërkojnë luks dhe komoditet absolut.

Projekti përfshin dy kulla binjake njëra me pesë yje, dhe tjetra me gjashtë yje, së bashku rreth 600 dhoma hoteli, me një total sipërfaqe prej 4,500 metra katrorë, me apartamente banimi, zyra, ambiente argëtimi, dyqane të brendeve ndërkombëtare dhe restorante luksoze në një platformë, plot  me kopshte dhe mjedisesh, buzë detit.

Ky projekt gjigant po mahnit botën, ngase Katari nuk imagjinohej 20 vite më parë, nga që kishte një pamje krejtësisht të ndryshme nga ajo që është sot, sepse e vetmja trashëgimi  kulturore ishte peshkimi dhe kasollet buzë bregdetit, andaj vendi ishte zhytur prej kohësh në harresë, por sot Katari është vendi më i bukur dhe më i madh për rritjen e turizmit, pasi shpejt u bë me plot rrokaqiej që tani po shkëlqejnë nëpër të gjitha mediat e botës, duke u bërë gjithnjë më interesant, veçmas për realizimin  dhe premtimin e përfundimit të të gjitha hapave në lidhje me organizimin e Kupës së Botës, në mënyrë që e gjithë bota të vijë për të shijuar mrekullinë e ndeshjeve të futbollit.

Kjo do të jetë hera e parë në historikun e futbollit, që Botërori do të luhet në dimër dhe pa borë, me temperatura ideale gjatë turneut pasi temperatura mesatare zakonisht gjatë këtyre muajve në vend është nga 18 – 24 gradë Celsius. Për këtë dhe shumë karakteristika që veçojnë kësaj radhe botërorin, Katari është zotuar dhe po përmbush projektet gjigante për një organizim mbresëlënës të Kupës së Botës si: 8 stadiumet e përmasave botërore, zgjerimi i rrjetit të metrosë i cili do t’i mundësoj tifozët e Kupës së Botës të lëvizin rehat brenda Katarit, akomodim të nivelit në fjalë e shumë çudira tjera si privilegj i asaj që Katari në vitin 2010, fitoi Kupën e Botës 2022, si vendi i parë në Lindjen e Mesme që do të organizon këtë ngjarje globale.

Ky hotel është vetëm njëri nga hotelet e kompanisë Katara Hospitality me përvojë 50 vjeçare, operator global i hotelerisë, me seli në Katar.

Katara Hospitality aktualisht zotëron prona të shpërndara në tërë Katarin dhe vende të ndryshme të botës, në tersi ka 42 Hotele si: Egjipt, Marok, MB, Francë, Itali, Spanjë, Zvicër, Holandë, Singapor, Tajlandë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kompania synon që në plan programin e shtetit të Katarit 2030 të rrisë numrin në 60 sosh.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës, ka shqiptuar…