Hoteli në Velipojë ofron pushim falas për veteranët e UÇK-së

30 maj 2025 | 08:27

Hotel Globi në Velipojë ka njoftuar një ofertë të veçantë për të gjithë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke ofruar qëndrim falas me mëngjes të përfshirë si shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre ndaj atdheut.

Sipas njoftimit, nga data 1 deri më 5 qershor 2025, të gjithë veteranët që paraqesin dokument zyrtar që vërteton statusin e tyre do të mund të përfitojnë nga kjo ofertë speciale në ambientet e hotelit.

“Ju ftojmë të përfitoni nga një ofertë e veçantë si shenjë respekti për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për atdheun”, thuhet në njoftimin e publikuar nga hoteli.

Për të përfituar nga kjo mundësi, veteranët duhet të rezervojnë paraprakisht duke kontaktuar në numrin +355686429107.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur qëndrimin e…