
Hoti: 4 Korriku është edhe dita e jonë
04 korrik 2021
| 15:37
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar ShBA-të për Ditën e Pavarësisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është një ditë e madhe edhe për Kosovën, sepse është Dita e Pavarësisë së miqve të përjetshëm të Kosovës.
“Sot është ditë e madhe. Është Dita e Pavarësisë e miqve tanë të përjetshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e tyre është edhe dita e jonë, ngaqë liria dhe demokracia jonë është edhe e tyre. Gëzuar, miq!”, ka shkruar Hoti.