Hoti: Abuzimi me paranë publike duhet të marrë fund më 7 qershor
Ish-kryeministri i Kosovës dhe zyrtari i lartë i LDK-së, Avdullah Hoti, ka bërë thënë se abuzimi me paranë publike duhet të marrë fund më 7 qershor.
Ai ka treguar se Zyra Kombëtare e Auditimit ka prezantuar të gjeturat nga 24 auditime të sezonit 2025/2026.
Hoti ka shkruar në “Facebook” se të gjeturat e 10 ndërmarrje publike kanë marrë opinion negativ.
“Nga këto auditime, 10 ndërmarrje publike kanë marrë opinion negativ, çka tregon se ato nuk kanë kontrolle adekuate financiare. Me fjalë të tjera, nuk dihet se si shpenzohen mjetet. Auditori konstaton se aktivitetet, transaksionet dhe operacionet e tyre nuk janë në përputhje të plotë me kornizën ligjore dhe procedurat për shpenzimin e parasë publike. Për një ndërmarrje publike, auditori konstaton se kanë dështuar pothuajse të gjitha hallkat e mbikëqyrjes institucionale, në të gjitha nivelet dhe nga të gjitha palët”, ka shkruar Hoti, duke dhënë detaje tjera.
“Vetëm për shkeljet e konstatuara gjatë vitit 2025, Zyra Kombëtare e Auditimit ka dërguar 80 lëndë në Prokurorinë e Shtetit. Në të gjitha këto ndërmarrje, partia në pushtet i ka emëruar zyrtarët e partisë në borde, zyrtarë financiarë, kryeshefë e sekretarë. Abuzimi mund dhe duhet të ndalet më 7 qershor 2026, përmes votës së lirë”, ka shkruar Hoti.



