
Hoti bisedon në telefon me kancelarin austriak: Austria do ta mbështesë Kosovën për integrim në BE
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë me dije se ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz.
Hoti ka thënë se Austria do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën drejt integrimit në Bashkim Evropian (BE).
“Sapo zhvillova një telefonatë shumë produktive me kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz! Biseduam për shumë çështje rreth rimëkëmbjes ekonomike e integrimeve në Bashkimin Evropian, që kanë një rëndësi të madhe për kosovarët dhe popujt e tjerë në Ballkanin Perëndimor”.
“Me gjithë sfidat e vazhdueshme me Covid-19, ne do të vazhdojmë me thellim të bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ndërsa Austria do të vazhdojë të na mbështesë në rrugën tonë drejt integrimit në BE”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3417789901615673