Hoti deklarohet nëse Goran Rakiq i hoqi nga zyra simbolet shtetërore të Kosovës

11 qershor 2020 | 11:35

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se asnjë nga simbolet shtetërore të Kosovës nuk është larguar nga zyra e zëvendëskryeministrit serb të Qeverisë, Goran Rakiq.

“Informatat e ditëve të fundit janë të pavërteta. Simbolet e shtetit të Kosovës janë ashtu siç kanë qenë”, ka thënë Hoti në seancën e Kuvendit.

Ai ka thënë se deputetët të cilët dyshojnë për një gjë të tillë mund ta verifikojnë meqë kanë të drejtë për qasje në të gjitha zyrat.

“Mund ta verifikoni vetë, keni të drejtë qasje në të gjitha zyrat”.

“Unë kam komunikuar dje për këtë çështje. Simbolet e shtetit të Kosovës në zyrën e pushtetit lokal dhe në zyrën e zëvendëskryeministrit janë aty dhe do të mbesin aty ku kanë qenë”, është shprehur Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deficiti i buxhetit të Kosovës mund të arrijë në mbi…