
Hoti dhe disa ministra sot raportojnë para deputetëve
Në disa komisione parlamentare sot do të raportojë një pjesë e kabinetit qeveritar, përfshirë edhe kryeministrin Avdullah Hoti.
Kryeministri Avdullah Hoti, ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Meliza Haradinaj-Stuballa dhe ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, raportojnë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me çështjen e personave të pagjetur në kuadër të dialogut me Serbinë.
Ndërkaq ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, raporton në Komisionin për Buxhet dhe Transfere mbi masat fiskale të marra për t’iu përgjigjur situatës me pandeminë dhe për gjendjen e borxhit publik. Po ashtu, para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me Covid-19 do të dalë edhe ministri Armend Zemaj.