
Hoti dhe Mustafa: Për disa vjet Kosova do të jetë në hartën evropiane të vreshtave dhe verës
Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, kanë nisur vizitat nëpër disa biznese, kryesisht bodrume të verës nëpër Rahovec.
Ata fillimisht kanë marrë pjesë në përurimit objektit dhe pajisjes së mikrovinifikimit.
Hoti ka thënë se ky laborator është i një rëndësie të veçantë për këtë fushë.
“Besoj që është me shumë interes mundësia që nxënësit dhe studentët ta kryejnë praktikën e nevojshme sepse neve na duhen ekspert të kësaj fushe”.
“Për disa vite besoj që do të vendosemi në hartën evropiane sa i përket vreshtave dhe prodhimit të verës”, ka thënë Hoti.
Ndërsa ministri Mustafa ka falënderuar Hotin për mbështetjen që është duke i dhënë ministrisë që ai drejton.
Ai ka thënë se bashkë me Hotin do t’i vazhdojnë vizitat nëpër biznese tjera në Rahovec e më pastaj edhe në Gjakovë.