
Hoti dhe Zemaj nisin ditën me vizitë bërë Infektivës
12 nëntor 2020
| 08:10
Kryeministri Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, dhe u. d. e drejtorit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, kanë vizituar Klinikën Infektive. Pas takimit do të ketë edhe konferencë për media.
Kjo vizitë vjen pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus ditët e fundit.
Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1 519 mostra prej të cilëve rezultojnë 733 raste pozitive, kurse janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.