Hoti e Bahtiri nënshkruajnë marrëveshje për programin nacional për rininë

30 nëntor 2018 | 12:29

Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti, ka nënshkruar të premten marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, për implementimin e programit nacional për rininë për të gjithë nxënësit dhe studentët e kësaj komune.

“Bashkëpunimi me Komunën e Mitrovicës është i rëndësishëm sepse programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. I jam mirënjohës kryetarit Bahtiri për mbështetjen që ky program të realizohet edhe në Mitrovicë”, u shpreh koordinatori Hoti.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka thënë se e përkrah programin nacional për rininë duke e cilësuar atë si nismë të mbarë për vendin.

“Kjo është një nismë shumë e mbarë. Konkurrenca është jashtëzakonisht e mirë për nxënësit sidomos ajo e nivelit të lartë, nga klasa deri në nivelin republikan sepse do të jetë një konkurrencë e fuqishme. Nuk ka më mirë sesa konkurrenca dhe stimulimi. Ne do t’ju përkrahim në çdo moment”, ka thënë Bahtiri.

Qëllimi i këtij bashkëpunimi është asistimi i ndërsjellë për implementimin e Programin Nacional për Rininë si dhe aranzhimin e përbashkët të aktiviteteve që kanë për synim promovimin e diturisë, kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik si dhe sportit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur të…