Hoti e njofton Lajçakun për qasjen e qeverisë karshi procesit të dialogut
17 qershor 2020
| 10:43
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Çështje të tjera Rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.
Kryeministri Hoti pas takimit, në një prononcim të përbashkët për media, tha se e ka informuar Lajçakun për qasjen e qeverisë karshi procesit të dialogut, për një dialog që përfundimisht e mbyll marrëveshjen dhe çështjet e hapura që i kemi me shtetin fqinj, për një dialog që çon te njohja reciproke dhe që i hap Kosovës perspektivën eurointegruese sikurse çdo vend tjetër.
Ndërsa Lajçak ka theksuar se me kryeministrin Hoti pati një takim shumë produktiv, duke shtuar se e respekton rolin kushtetues të qeverisë në dialog.
(Q.R / Epoka e re)



