Hoti e Osmani diskutojnë për progresin në reformën e menaxhimit të financave publike

19 tetor 2020 | 13:18

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka pritur sot Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani.

Me këtë rast, kryeministri Hoti dhe Auditori Osmani biseduan për progresin në reformën e menaxhimit të financave publike, si dhe për aplikimin e standardeve të njohura ndërkombëtare dhe praktikave të mira të auditimit në sektorin publik.

“Qeveria do të ndërmarrë veprimet e nevojshme sipas rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit”, ka thënë kryeministri Hoti, duke shtuar se në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë do të merren vendime ekzekutive për të adresuar të gjeturat e auditorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lei Kraja, prej rreth dy javësh ka nisur programin e…