Hoti: Energjia elektrike u shtrenjtua katër herë brenda katër vjetësh

30 janar 2026 | 12:49

Kandidati për kryetar të LDK-së, Avdullah Hoti  ka reaguar pasi u paralajmërua rritja e energjisë elektrike për mbi 21%.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se katër herë brenda katër vitesh u shtrenjtua energjia elektrike.

“4 herë në 4 vite u shtrenjtua energjia elektrike. 2 projekte madhore për prodhim të energjisë u anuluan: Kosova e Re dhe projekti i gazit”, shkroi Hoti.

I njëjti tha se tallja me qytetarët po vazhdon.

“Dhe tallja me qytetarët vazhdon – se nuk kanë ditur sa kanë paguar për energji, se po i mbajnë shtëpitë shumë të nxehta e kështu me radhë. Mijëra familje blejnë dru me çmim dyfish më të shtrenjtë, sepse nuk mund të instalojnë ngrohjen me energji elektrike. Bilanci i qeverisjes është ky: fatura më të larta, standard më i ulët jetese, zero llogaridhënie”, tha Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 36-vjetorin e Masakrës së Malishevës, sot u përkujtua me…