Hoti falënderon Bankën Botërore për mbështetjen dhënë Kosovës

26 shkurt 2020 | 12:59

Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, dhe përfaqësuesin e Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen dhënë Kosovës, duke kërkuar që edhe më tutje të vazhdojë ky bashkëpunim.

Ndërsa, drejtoresha Rajonale e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, ka shprehur gatishmërinë e Bankës Botërore që të ndihmojë Kosovën edhe në të ardhmen në fushat të cilat ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Haki Abazi, pritën…