Hoti flet para takimit në Shtëpinë e Bardhë, tregon për temat që do të diskutohen

03 shtator 2020 | 15:49

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, para takimit në Shtëpinë e Bardhë ka dhënë një deklaratë të shkurtër para medieve.

Ai ka thënë se sot do të fillojnë takimin në Shtëpinë e Bardhë, ku do të diskutojnë për projektet e zhvillimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, Kosovës dhe Serbisë.

Hoti ka bërë me dije se asnjë diskutim tjetër me Serbinë nuk do ta bëjnë përveçse për njohje.

“Do të keni informata sapo të kryejmë raundin e parë të takimit. Asnjë diskutim tjetër nuk bëhet me Serbinë përveç për njohje, marrëveshja e sotme për bashkëpunim ekonomik është një hap më afër”, ka thënë kryeministri Hoti.

(M.K / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se gjatë 24…