Hoti flet si kryeministër: Kuvendi ka shumë punë, do të punojmë edhe me opozitën
Avdullah Hoti për herë të parë ka dalë para medieve në cilësinë e kryeministrit të Kosovës, ku është shprehur i kënaqur nga marrëveshja që ka arritur me partnerët e koalicionit.
“Sot ishte një seancë e mirë në Kuvend e organizuar mirë dhe në përputhje me Kushtetutën. Jam shumë i kënaqur që pas një muaji pune me partnerët kemi bërë një program për nevojat emergjente që i ka Kosova”.
“Rimëkëmbja ekonomike do të jetë e menjëhershme. Kuvendi do të ketë punë qysh me fillim. Kam dhënë zotimet para deputetëve dhe qytetarëve për ndërrimin e diskursit publik. Jam i vetëdijshëm dhe i bindur që me koalicionin që kemi ndërtuar edhe me opozitën jemi bërë pjesë e të gjitha proceseve të rëndësishme. Do t’i dalim zot këtij vendi, duke punuar edhe me opozitën”, ka thënë Hoti.
Hoti nuk ka pranuar të flasë për koalicionin që lidhi me Listën Serbe.



