Hoti: Haradinaj për keqardhje, s’del nga lëkura e liderit partiak

23 shkurt 21:51

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se Ramush Haradinaj është për keqardhje se si nuk po del nga lëkura e liderit të partisë kur tashmë është kryeministër i vendit.

“Unë nuk e kuptoj pozicionin e tij, që është për keqardhje dhe nuk del prej lëkurës së liderit të AAK-së, ai tash është kryeministër i vendit, dhe si i tillë duhet të ketë në rend të parë interesat e vendit”, ka thënë ai në “RTK”.

Ai po ashtu ka treguar se ku dallon qëndrimi i partisë së tij me atë të AAK-së.

“Ne jemi pajtuar për Marrëveshjen e nënshkruar dhe deklaratën e dy presidentëve. Ne kemi kërkuar që neni 3 të formulohet “për orientim të deputetëve” dhe të jenë të bashkangjituara të gjitha raportet e komisioneve. Neni 3 i adreson shqetësimet tona. PDK dhe NISMA kanë mbështetur propozimin, por jo edhe AAK-ja. AAK nuk ka pranuar të ndryshojë asnjë shkronjë”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se LDK mbetet e hapur dhe pret që të tejkalohet kjo situatë.

“Ne jemi të hapur, të interesuar që të përmbyllet kjo çështje, që të arrihet një konsensues, që të kalohet përpara. Por për neve është e papranueshme që një raport që thotë se Kosova humbë 8 e 200 hektarë, një raport që akuzon të tjerët, nuk ka logjikë të marrë mbështetjen”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një fjalim të mbajtur këtë të premte, presidenti amerikan…