Hoti i bën thirrje sërish opozitës për takim
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, pas takimit që ka pasur të hënën me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje sërish partive opozitare që të pranojnë të takohen për të diskutuar për procesin e dialogut me Serbinë.
Hoti ka thënë para gazetarëve se platformën e dialogut, të cilën e ka bërë publike në Akademinë e Shkencave disa ditë më parë, ia ka prezantuar edhe presidentit në takimin e së hënës.
“I ftoj edhe sot ata të pranojnë të takohen, të na dëgjojnë se çfarë kemi për të thënë për procesin e dialogut. Do të mundohem të krijojë një konsenues të gjerë mes forcave politike për këtë proces shumë të rëndësishëm”, ka thënë Hoti.
“Është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë në këtë proces. Rolet i kemi të qarta sa i përket procesit të dialogut”, ka thënë Hoti.
(M.K /Epoka e re)