Hoti i ofron mbështetje sektorit të verarisë

01 tetor 2020 | 12:13

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka pritur në takim drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verërave në Kosovë “Enologjia”, me të cilët ka diskutuar për gjendjen në këtë sektor, si dhe rolin mbështetës të institucioneve, kryesisht përballë situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Me këtë rast, Hoti ka shprehur përkushtimin e qeverisë për të qenë afër këtij sektori dhe të tjerëve, me qëllim të arritjes së normalitetit ekonomik, ku theks të veçantë i ka dhënë dyfishimit të subvencioneve, si: nga 4 centë për litër të prodhuar të verës në 8 centë, dhe nga 1 mijë euro për hektar në vreshtari në 2 mijë euro.

“Tani më i kemi aktive 60 milionë euro në funksion të rimëkëmbjes ekonomike, më konkretisht për subvencionim të bizneseve, të cilat do të shpërndahen deri në fund të vitit, ndërsa për sektorin e bujqësisë i kemi dyfishuar subvencionet”, ka thënë Hoti.

Nga ana e tyre, drejtuesit e Shoqatës së Prodhuesve të Verërave në Kosovë “Enologjia”, e kanë vlerësuar lart rolin mbështetës të kryeministrit Hoti, që siç është thënë për qëllim parësor ka arritjen e normaliteti ekonomik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Victoria Beckham dhe bashkëshorti i saj, David, kanë ndryshuar zakonet…