Hoti i reagon Bislimit për largimin e qytetarëve nga Kosova: A janë normal këta çfarë po flasin?

10 maj 2023 | 12:45

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka reaguar zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili ka thënë të mërkurën se ikja e qytetarëve nga vendi “është diçka normale”.

Hoti ka pyetur se si mund të jetë kjo normale, kur në dy vjetët e fundit janë larguar nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë.

“Largimi i qytetarëve nga Kosova qenka normale sipas qeveritarëve?! Si mund të jetë normale nëse largohen nga vendi më shumë se 100 mijë qytetarë në dy vitet e fundit?!  Ky numër përbën rreth 7 për qind të popullsisë nga mosha 24 vjeç e sipër. Shtrohet pyetja, a janë normal këta çfarë po flasin?”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Ikja e qytetarëve nga Kosova, Bislimi: Është diçka normale

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ikja e kosovarëve nga vendi “është diçka normale” për zëvendëskryeministrin…