Hoti: Jam i lumtur që nuk e kemi pranuar në LDK Haki Abazin

26 mars 2020 | 17:38

Zyrtari i lartë i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj akuzave që zëvendëskryeministri në detyrë Haki Abazi është duke bërë ndaj tij.

Hoti përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Abazi është duke thënë të pavërteta ndaj tij.

“Ndoshta tash i kanë dhënë detyrë të më shajë mua e LDK-në, siç e ka pasur detyrë më herët të shante Vetëvendosjen e PDK-në. Me këdo që kam punuar edhe një ditë të vetme unë mundohem ta ruajë respektin. Por, ky nuk po më lë hapësirë për këtë”, ka shkruar Hoti.

Ish-zëvendëskryeministri Hoti thotë se është i lumtur që në vitin 2018 nuk e ka pranuar në LDK Haki Abazin.

“Sa i lumtur jam që nuk e kemi pranuar në LDK me 2018-n, kur me vinte në zyre e kërkonte të futej në strukturat tona”, ka thënë Hoti.

Postimi i plotë i tij:

Z. Abazi po nxjerr vrerë ndaj meje. Po thotë të pavërteta me vetëdije të plotë, që as zogjtë e malit nuk i hanë. Unë nuk i kam faj që nuk zgjati qeverisja jonë e përbashkët dhe ai këtë e di. Fajet i ka shefi i tij, por edhe ai vet.
Ndoshta tash i kanë dhënë detyrë të më shajë mua e LDK-në, siç e ka pasur detyrë më herët të shante Vetëvendosjen e PDK-në.
Me këdo që kam punuar edhe një ditë të vetme unë mundohem ta ruajë respektin. Por, ky nuk po më lë hapësirë për këtë.
Sa i lumtur jam që nuk e kemi pranuar në LDK me 2018-n, kur me vinte në zyre e kërkonte të futej në strukturat tona. Intuita ime atëherë më thoshte se ky nuk është njeri i keq, por se nuk frymon LDK dhe si qasje dhe diskurs politik.
Këtë të fundit e kam besuar edhe atëherë, e shumë më tepër sot. Ndërkaq, për të paren tash e mora vesh se paskam qenë tepër gabim, se ky qenka edhe i lig.
Është mirë ta pyes babën e vet, dhe të turpërohet pak që pa asnjë të drejtë e pa asnjë fakt po e shanë një mik të mirë të babës së vet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, artistja Dua Lipa publikoi klipin…