Hoti kërkon mbështetjen e Italisë për liberalizim të vizave

04 nëntor 2020 | 17:10

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar sot me homologun e tij italian Giuseppe Conte, raporton “Epoka e re”.

Në profilin e tij, ai ka shkruar se nga kryeministri Conte ka kërkuar mbështetje për ta shtyrë përpara vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Postimi i plotë i Hotit:

Sot në Romë u takuam me kryeministrin e Republikës së Italisë, Giuseppe Conte, të cilit i shpreha mirënjohje për mbështetjen e Italisë për avancimin e agjendës euro-atlantike të Kosovës. Nga Kryeministri Conte kam kërkuar mbështetjen e Qeverisë së tij për ta shtyrë këtë proces përpara, në veçanti vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Me homologun italian Conte, biseduam edhe për bashkëpunimin bilateral dhe për thellim të bashkëpunimit Kosovë-Itali, sidomos në kohën që të  gjithë globi po përballet me pandeminë Covid -19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur një konferencë…