Hoti kërkon tërheqjen e materialeve për masakrat: Faktet janë gabim, cenojnë të vërtetën historike
Me këtë rast, Hoti ka bërë thirrje që të tërhiqen menjëherë këto materiale dhe të bëhet verifikim institucional i plotë i përmbajtjes së ekspozitave publike për krimet e luftës.
Ky është reagimi i plotë i tij:
Në kuadër të një ekspozite publike për masakrat e luftës 1998/99, janë evidentuar raste ku faktet janë paraqitur gabimisht dhe, në disa raste, edhe në mënyrë të shtrembëruar.
Kjo nuk qëndron. Në Krushë të Madhe janë vrarë edhe gra, përfshirë gra shtatzëna, çka e rrëzon çdo përpjekje për ta paraqitur këtë krim si një veprim “selektiv”.
Në rastin e masakrës në Burgun e Dubravës, numri i viktimave nuk përputhet me të dhënat e konfirmuara, ndërsa paraqitja e disa prej tyre si “persona të armatosur” është plotësisht e pavërtetë. Të burgosurit shqiptarë kanë qenë civilë, të pambrojtur dhe nën kontroll të plotë të forcave serbe.
Si Ministër i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, bëj thirrje për:
– Verifikim institucional të plotë të përmbajtjes së ekspozitave publike për krimet e luftës.
E vërteta për krimet e kryera në Kosovë nuk mund dhe nuk duhet të shtrembërohet. Ajo është themel i drejtësisë dhe detyrim ndaj viktimave, familjeve të tyre dhe historisë sonë.



