Hoti: Koalicioni PAN duhet të ndalet

31 janar 2019 | 13:35

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se koalicioni PAN duhet të ndalet.

Sipas Hotit, ky koalicion qeverisës nuk ka orientim shtetndërtues, por ka unitet vetëm për të mbetur në pushtet.

“Ky koalicion po rrezikon çdo gjë që kemi arritur deri më sot. Ky koalicion po e kthen perceptimin e Kosovës si vend me korrupsion në rritje. Zgjedhjet janë të domosdoshme për të ndalur këtë dëm që po i bëhet shtetit të Kosovës”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka bërë një shkrim në…