Hoti: Kongresi i Alfabetit unifikoi përgjithmonë shkronjën shqipe

22 nëntor 2020 | 17:25

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka deklaruar se Kongresi i Alfabetit ka unifikuar përgjithmonë shkronjën shqipe, duke e jetësuar ëndrrën e kamotshme të brezave për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe.

“Kongresi i Manastirit i vitit 1908, me Fishtën, Mjedën, Zavalanin, Qiriazin e intelektualë të tjerë të shquar të kohës, unifikoi përgjithmonë shkronjën shqipe, duke e jetësuar ëndrrën e kahmotshme të brezave për një alfabet të njësuar të gjuhës shqipe”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Kongresi i Manastirit është zhvilluar në mes të 14 dhe 22 nëntorit të vitit 1908, në të cilin kanë marrë pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë kongres është miratuar vendimi që të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave, duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe.

Kryetar i Kongresit ishte zgjedhur Mithat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi, ndërsa motra e tij, Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në këtë kongres.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po…