Hoti: Kosova ka të drejtë për targat, por aktualisht nuk e ka mbështetjen e miqve për këto veprime

06 nëntor 2022 | 16:14

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për situatën e krijuar në veri të vendit pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka thënë se Kosova ka pasur gjithmonë të drejtë në çdo veprim që ka ndërmarrë në 30 vitet e fundit në përpjekjet e veta për të fituar fillimisht lirinë, e mandej shtetin e pavarur dhe fuqizuar sovranitetin shtetëror, rendin dhe ligjin, shkruan lajmi.net.

Por, Hoti ka thënë se përpjekjet e Kosovës kanë pasur suksese vetëm kur janë koordinuar dhe mbështetur nga miqtë euro-atlantik.

“Ne e kemi shpallur njëherë pavarësinë në fillim të viteve të ’90-ta. Mandej e kemi shpallur prapë më 2008, për shkak se herën e parë nuk ka pasur mbështetje nga miqtë. Në veprimet e ndërmarra lidhur me targat e automjeteve në komunat në veri, Kosova ka plotësisht të drejtë. Këtë e kanë konfirmuar edhe miqtë. Por është e qartë se Kosova nuk e ka mbështetjen e miqve për kohën e ndërmarrjes së këtyre veprimeve”, ka shkruar Hoti.

Ai ka thënë se nëse këto veprime të Qeverisë nuk e kanë mbështetjen e miqve vetëm sa i përket kohës së ndërmarrjes së tyre, çojnë në situatë kur në vend të institucioneve të Kosovës, aktivizohet KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin dhe sigurinë në ato komuna, atëherë është e qartë se kjo politikë e Qeverisë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletico Madrid kanë lëshuar pikë edhe në përballje ndaj Espanyol,…