Hoti: Kryeministri dështoi me projektet e energjisë, sot bizneset paguajnë më shtrenjtë dhe mbesin pa rrymë

16 gusht 2025 | 19:58

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për menaxhimin e dobët të sektorit energjetik.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka përmendur disa vendime të qeverisë aktuale që sipas tij e kanë sjellë vendin në krizë.

Ai ka thënë se kryeministri ka kundërshtuar dhe anuluar ndërtimin e termocentralit të ri, nuk ka ndërtuar asnjë kapacitet të ri energjetik dhe ka anuluar projektin e gazit që ishte paraparë me Marrëveshjen e Uashingtonit.

“Sot, ky kryeministër përdor policinë për t’i shkëputur bizneset nga energjia që prodhohet me thëngjillin e Kosovës. Pse gjithë ky entuziazëm për t’i detyruar bizneset të blejnë energji disa herë më shtrenjtë, pa pasur kushte për treg të hapur dhe konkurrues?!”, ka shkruar Hoti.

Ai ka ngritur pyetjen se si u arrit që situata të përkeqësohej deri në këtë pikë, duke lënë bizneset në mëshirë të çmimeve të larta dhe pa siguri energjetike.

Postimi i plotë:

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka pyetur se…