
Hoti: Kur i ke miqtë e fortë, vera te dera. Faleminderit president Biden!
07 shkurt 2021
| 12:47
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka komentuar letrën e presidentit amerikan, Joe Biden, drejtuar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, nëpërmjet së cilës i kërkohet Serbisë ta njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se “kur i ke miqtë e fortë, vera vjen të dera”.
“Kur i ke miqtë e fortë … vera te dera. Ju kam paralajmëruar! Faleminderit president Biden!”, ka shkruar Hoti.