Hoti: Kurti anuloi dy projektet amerikane për energjinë, u shërbeu atyre që duan të jemi të varuar nga importi

31 maj 2026 | 14:08

Kandidati për deputet nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka theksuar se dy projektet energjetike, “Kosova e Re” dhe “Centrali i gazit”, mbesin projektet më strategjike të Kosovës sot dhe për dekadat në vijim.

Por, Hoti është shprehur se “anulimi i këtyre projekteve strategjike nga Kurti, mbështetur nga individë të shumtë në politikë dhe në shoqërinë civile, ka qenë veprim anti-shtetëror dhe anti-amerikan”.

Për dy projektet në fjalë, Hoti ka deklaruar se “fushata mashtruese për gjoja ndotje të ambientit, ndërkohë që dëshmohej përdorimi i teknologjisë së avancuar dhe të pastër nga prodhues të njohur perëndimor, ka qenë maskim i Kurtit dhe i mbështetësve të tij për mashtrimin e publikut. Kjo lloj fushate duket qartë se u ka shërbyer atyre që, për qëllimet e tyre ekonomike e politike, e duan Kosovën të varur nga importi i energjisë”.

“Ka nga ta që edhe sot veprojnë njëjtë sikurse zotëruesi i tyre politik. Ka të tjerë që heshtin. Për ata që pa vetëdije kanë rënë në grackën e këtij mashtruesi, besoj se kërkim falja dhe distancimi nga kjo politikë anti-shtetërore dhe anti-amerikane është veprimi i parë i duhur dhe përbën gjest fisnik”.

“Çfarë duhet tjetër për të kuptuar politikën anti-shtetërore të Kurtit dhe të atyre që i shkojnë pas?!”.

“Qeveria e ardhshme duhet urgjentisht tu kthehet zbatimit të këtyre projekteve. Kosova mund dhe do të bëhet neto eksportues i energjisë”.

“Kosova mund t’i lejojë vetes të ketë varësi energjetike vetëm nga ShBA përmes projektit të gazit amerikan”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Barcelona duket se po e përqendron vëmendjen te përforcimi i…