Hoti: Kurti dhe Osmani kanë hyrë në historinë politike si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës

18 korrik 2025 | 11:07

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe presidenten Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se Kurti dhe Osmani tanimë kanë hyrë në historinë politike si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës.

“Dy krerët e shtetit, kryeministri dhe presidentja, tanimë kanë hyrë në historinë politike të Kosovës si mashtrues të elektoratit dhe dëmtues të shtetit të Kosovës. Në përmbyllje të mandatit të tyre pesëvjeçar në krye të shtetit, po bëjnë përpjekjet e fundit dëshpëruese. I pari, duke i mbajtur të bllokuara institucionet e vendit dhe duke mos iu përgjigjur drejtësisë, ndërkohë që korrupsioni ka lulëzuar gjithandej. E dyta, po përpiqet të gjejë viktimën e radhës për ta mashtruar për një mandat tjetër apo për rikthim në garën politike elektorale. Skena politike është pa ide, angazhim dhe guxim për të ofruar zgjidhje”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë ka raportuar në polici se vetura e tij…