Hoti: Kurti e shndërroi Kosovën në Kore të Veriut, Osmani mori dje atë që e meriton

15 janar 2021 | 15:34

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, gjatë një takimi me strukturat e kësaj partie në Podujevë, “se qeveria Kurti e kishte dërguar vendin buzë shkatërrimit duke e shndërruar Kosovën në Kore të Veriut, me sanksione të ashpra ndërkombëtare”.

“Është momenti me e ditë qytetarët që qeveria paraprake e ka izoluar vendin dhe ka qenë duke e dërguar vendin në shkatërrim total duke e kthyer Kosovën në Kore të Veriut, duke i prishë marrëdhëniet edhe me Tiranën diçka që askush se ka paramenduar. Kjo ka qenë arsyeja pse ne është dashtë të marrim vendimin me u tërheq prej qeverisë paraprake. Falë qeverisjes tonë shumë prej këtyre dëmeve janë sanuar dhe Kosova është kthyer në kursin perëndimor”, ka thënë Hoti.

Ai ka folur edhe për zyrtarizmin e bashkëpunimit të djeshëm në mes të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit.

“Ajo që ndodhi dje e ka vërtetuar atë shprehjen e kamotshme popullore që secili e merr atë që e meriton. Në fund sillesh e pështillesh edhe e merr atë që meriton. Me atë marrëveshje që dje e kanë arritur e kanë marrë atë që e meritojnë, të dytë së bashku në pako. Besoj që Podujeva dhe Llapi duhet me u bë gati që të dyve bashkë, me ua tregu vendin”, ka thënë Hoti.

Sipas tij në këto zgjedhje LDK-ja nuk ka vetëm kundërshtar politik por sipas tij “ka kundërshtar të shtetit të Kosovës që synim kanë rrënimin e demokracisë”.

“E kemi pa ditë me parë se çka ndodhi në Uashington dhe kjo është me rëndësi me e kuptuar se ne duhet të angazhohemi për të ruajtur demokracinë sepse demokracia rrezikohet në çdo vend e edhe në ShBA. E këta kundërshtarët tanë që i kemi përballë në këto zgjedhje janë duke e rreziku demokracinë tonë. Por LDK-ja do të mobilizohet dhe do t’u dalë përballë përpjekjeve të tilla”, ka thënë Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përkujtuar 22-vjetorin e masakrës…