Hoti: Lajm i mirë lirimi i çmimeve të polisave të sigurimit të automjeteve

24 shtator 2020 | 20:22

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se prej vitit të ardhshëm do të lirohet çmimi i polisave të sigurimit të automjeteve si dhe do të liberalizohet tregu i sigurimeve.

“Lajme te mira nga BQK dhe Autoriteti i Konkurrencës. Vitin e ardhshëm lirohet çmimi i polisave te sigurimit te automjeteve, duke ulur kështu barrën financiare për familje, pasi liberalizohet tregu i sigurimeve, që nënkupton zhvillim te produkteve te reja dhe me te lira te sigurimeve”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

“Qeveria e Kosovës do te jetë partnere me BQK-ne ne te gjitha politikat financiare që promovojme zhvillim dhe konkurrencë të drejtë”, ka deklaruar Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drita ka publikuar formacionin zyrtar për ndeshjen ndaj Legia Warszawa,…