Hoti: LDK-ja do ta procedojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë kur t’i sigurojë 61 vota

10 mars 2019 | 13:47

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë me dije se kjo parti do të procedojë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj në momentin që do t’i sigurojnë 61 vota të deputetëve të Kuvendit.

“LDK-ja do të procedojë me mocion te votëbesimit ndaj Qeverisë së PAN-it në momentin që sigurohen 61 vota në Kuvendin e Kosovës. Por, nuk pranon asnjë kushtëzim nga askush”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qytetarët e Koresë Veriore do të paraqiten në kutitë e…