Hoti: LDK-ja është e interesuar për krijimin e institucioneve stabile
                05 dhjetor 2019
                |  17:18
            
        Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka thënë se kjo parti është e interesuar për të krijuar institucione stabile, por pa specifikuar partnerin e koalicionit.
“Sot mblodhëm grupin parlamentar të LDK-së. Diskutuam për zhvillimet e fundit. LDK-ja mbetet e përkushtuar për të krijuar vetëm institucione stabile, në përputhje me kushtetutën, të cilat do të realizojnë programin qeverisës të dakorduar”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/

                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        