Hoti: Ligji për rimëkëmbje ekonomike do të votohet në ditët e ardhshme
01 dhjetor 2020
| 17:57
Projektligji për rimëkëmbje ekonomike pritet të votohet në lexim të dytë në ditët e ardhshme.
Kështu ka bërë me dije kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një konferencë për medie, raporton “Epoka e re”.
Ligji për rimëkëmbje ekonomike për do të votohet në ditët e ardhshme. Nuk mund të them se kur saktë, por jemi duke punuar dhe konkretizuar disa çështje. Besoj se ky proces do të përmbyllët së shpejti”, ka bërë me dije Hoti.