Hoti: Mbes i përkushtuar që familja të jetë në qendër të politikave tona

15 maj 2026 | 13:59

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka organizuar një sërë aktivitetesh me fokus mbështetjen e familjes, mbrojtjen e fëmijëve dhe promovimin e vlerave familjare.

Në kuadër të aktivitetit janë prezantuar të dhëna për mbështetjen ndaj fëmijëve pa kujdes prindëror, ndërsa janë ndarë edhe mirënjohje për gazetarët dhe mbuluesit e temave sociale për kontributin në promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe vlerave familjare.

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka thënë se familja mbetet në qendër të politikave institucionale.

“Familja është vendi ku marrim mbështetjen e parë dhe vlerat që na përcjellin gjatë gjithë jetës. Pikërisht për këtë sot kemi zgjedhur që të jemi së bashku në një atmosferë festive, me prindër, fëmijë e gjyshër për të festuar. Si ministër i MPFVLÇ-së mbetem i përkushtuar që familja të jetë gjithmonë në qendër të politikave tona, që çdo familje në Kosovë të ndihet e mbështetur dhe e vlerësuar”, ka thënë Hoti.

Ndërsa drejtoresha e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë, Nezehat Ramadani-Salihu, ka thënë se organizata që nga viti 1999 ka ofruar mbështetje për qindra fëmijë dhe familje.

Kurse drejtoresha e Organizatës për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), Ibadete Krasniqi, ka thënë se familjet strehuese kanë luajtur rol të rëndësishëm për fëmijët pa përkujdesje prindërore.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër (e shtunë) do të…