Hoti merr letër nga kryeparlamentari i Izraelit, pritet vizita e tij në Jerusalem

15 prill 2022 | 11:41

Ish-kryeministri  i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka pranuar letër nga kryetari i Parlamentit të Izraelit, Mickey Levy, i cili e ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit midis dy shteteve pas marrëveshjes së Uashingtonit.

“Në cilësinë e kryetarit të grupit të miqësisë Kosovë-Izrael, i themeluar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, i kam dërguar letër kryetarit të Parlamentit të Izraelit, ShT.Z. Mickey Levy, në shenjë falënderimi për njohjen e Kosovës nga Izraeli, si dhe kam shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona. Sot kam pranuar letrën e tij, në të cilën përshëndetet krijimi i grupeve të miqësisë, me ç’rast më njofton për emërimin e deputetit Salalha, si kryetar i grupit të miqësisë Kosovë-Izrael në Parlamentin e Izraelit”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Hoti ka paralajmëroi se muajin e ardhshëm pritet të caktohet data e vizitës së tij në Parlamentin e Izraelit në kuadër të takimit të grupeve të miqësisë Kosovë-Izrael.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java e 27-të e Art Motion Superligës së Kosovës në…