
Hoti në Gjakovë: Do të jemi të bashkuar në rrugëtimin tonë
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka vizituar sot komunën e Gjakovës, ku ka takuar strukturat partiake në këtë qytetet.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në këtë qytet i ka garantuar se do të jenë të bashkuar dhe të përkushtuar në rrugëtimin e tij për zhvillim e Gjakovës dhe Kosovës.
Postimi i plotë i Hotit:
Në Gjakovën e Akademik Fehmi Aganit!
Gjakovë, të kam jetuar në shkollë të mesme dhe të falënderoj për krejt çka kam mësuar nga ti. Gjakovë, t’i njoh teqetë, kishat dhe xhamitë, bashkëjetesa e të cilave është shembull për njerëzimin në mbarë botën.
Ta njoh Malësinë, ta njoh luftën për liri, pavarësi dhe demokraci, t’i njoh heronjtë e dijes, kulturës e pushkës, t’i njoh këngët dhe i këndoj me shumë kënaqësi, ta njoh klubin e Vëllaznimit dhe Kuqezinjtë e Jakoves, dhe jam i gëzuar që në mandatin tonë ka nisur ndërtimi i stadiumit të qytetit.
Strukturave, anëtarëve dhe simpatizantëve të shtëpisë sonë politike, u garantova se do të jemi të bashkuar e të përkushtuar në rrugëtimin tonë për zhvillim të Gjakovës dhe Kosovës.
Zoti e bekoftë Malësinë e Gjakovës!
Zoti e bekoftë LDK-në!