
Hoti, Netanyahut: Qeveria ime është e përkushtuar të vendos marrëdhënie diplomatike
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka kthyer përgjigje Benjamin Netanyahut, homologut të tij të Izraelit, duke i thënë se e mirëpret marrëveshjen për hapjen e ambasadës në Jerusalem.
“Faleminderit Z. Netanyahu! Qeveria ime është e përkushtuar të hapë ambasadën në Jerusalem, të vendosë marrëdhënie diplomatike dhe të thellojë marrëdhëniet dypalëshe”, ka shkruar Hoti në “Twitter” drejtuar Netanyahut.
Thank you Mr. Netanyahu! My government is dedicated to open the embassy in Jerusalem, establish diplomatic relations and deepen bilateral relations.🇽🇰🇮🇱 https://t.co/wU5YOP6gcm
— Avdullah Hoti (@Avdullah) September 5, 2020
Shefi i Qeverisë së Izraelit ka thënë se e mirëpret marrëveshjen me Kosovën për vendosje të marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadës në Jerusalem.
“Javë e mirë! E mirëpres marrëveshjen me Kosovën që do të bëhet shteti i parë mysliman që do ta hapë ambasadën në Jerusalem. Serbia do të jetë shteti i parë që do të hapë ambasadë në Jerusalem – pas përparimit historik me Emiratet e Bashkuara Arabe”, ka thënë ai.