Hoti njofton ambasadorin amerikan me prioritetet e qeverisë së re

05 qershor 2020 | 18:07

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip S. Kosnett.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti e ka falënderuar ambasadorin Kosnett për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve për vendin, duke pohuar vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë me SHBA-të edhe në të ardhmen.

Në këtë takim, kryeministri Hoti e ka njoftuar ambasadorin amerikan për prioritetet e menjëhershme të qeverisë së re, siç janë: lufta kundër Covid-19 dhe rimëkëmbja ekonomike.

Hoti ka thënë se prioritetet e tjera do të jenë forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i  korrupsionit, rritja e punësimit, zhvillimi i tregut të lirë dhe marrja e përgjegjësive për dialogun.

Kurse, ambasadori Kosnett ka deklaruar Shtetet e Bashkuara do te vazhdojnë mbështetjen e saj për Kosovën, sidomos në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit – përfshirë këtu edhe luftën kundër korrupsionit.

(M.K /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agron Shala Gjatë Krizës së Madhe Ekonomike në vitet ’20…