Hoti njofton se janë kryer pagesat për mbi 10 mijë qytetarë

19 qershor 2020 | 16:45

Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar se janë kryer pagesat për 10 mijë e 668 qytetarë si ndihmë gjatë pandemisë.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Jam i lumtur t’ju njoftoj që brenda 2 javësh të punës intensive kemi paguar gjithsejtë 10668 qytetarë

➡Nga 170 euro për paga mujore

➡Nga 100 euro shtesa për punëtorët e dyqaneve ushqimore, furrave, dhe barnatoreve

➡Nga 130 euro punëtorëve që kanë humbur vendet e punës shkaku i pandemisë

➡Nga 130 euro për kompanitë që kanë regjistruar punëtorë të rinj

➡Së shpejti ekzekutohet edhe pagesa 50% për qiratë e bizneseve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë me…