
Hoti: Osmani i ka ndarë rrugët përgjithmonë me LDK-në
22 dhjetor 2020
| 15:44
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se Vjosa Osmani i ka ndarë përgjithmonë rrugët me LDK-në.
Këtë deklaratë Hoti e ka bërë gjatë një konference për medie, kur është pyetur nga gazetarët se a mund të ketë koalicion me partinë që Osmani do ta formojë.
“Ajo ka zgjedhur rrugën e vet. Ajo i ka ndarë rrugët përgjithmonë me LDK-në”, ka thënë Hoti.