
Hoti: Partitë të gjejnë zgjidhje për presidentin ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve
13 nëntor 2020
| 14:41
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar zhvillimet e javës së kaluar me arrestimet e Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve shtetërorë dhe partiakë ish krerëve të UÇK-së.
Ai ka thënë se partitë politike duhet të gjejnë zgjidhje për presidentin ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve.
“Paritë duhet të ulen bashkë për zgjedhjen e presidentit të ri ose duhet të dakrodohen për zgjedhje”.
“Gjithçka ka ndodhur vetëm para një jave. Deri tash nuk ka konsultime të brendshme nëpër parti. Kemi dëgjuar deklarime publike por besoj se së shpejti do të ulen të gjitha partitë dhe do të flasin për të gjetur zgjidhje”, ka thënë Hoti në një konferencë për medie.