Hoti pas mbledhjes se dy qeverive: Bashkëpunimi Kosovë-Shqipërisë është i natyrshëm

02 tetor 2020 | 16:03

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Tiranë, ku janë nënshkruar 13 marrëveshje,  ka falënderuar homologun shqiptar, Edi Rama, për pritjen vëllazërore.

Ai ka thënë se bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm.

“Së bashku drejt integrimeve euroatlantike. Falënderoj përzemërsisht kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e tij për pritjen vëllazërore. Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Shqipërisë është i natyrshëm, dhe pres që sa më parë t’i finalizojmë marrëveshjet e arritura, për të zgjeruar kështu horizontet e bashkëpunimit në mes të dy vendeve”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xherdan Shaqiri nuk po gjënë hapësira në formacionin e Liverpoolit.…