Hoti për fitoren e Kosovës ndaj Estonisë: Mundi shpërblehet, nuk njeh gjini

19 shtator 2020 | 01:59

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme sonte.

Në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”, skuadra e Afërdita Fazlijës është përballur me Estoninë sonte.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanet” fituan me rezultat të pastër 2:0.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti është shprehur krenar për fitoren e Kosovës, derisa ka uruar vashat “Dardane”.

Krenar me vajzat e kombëtares së Kosovës në futboll.  Me një lojë të shkëlqyeshme, ato sonte e mposhtën Estoninë me rezultat 2:0. Vajzat tona po i thyejnë stereotipet gjinore me talent dhe punë ekipore. Mundi shpërblehet, nuk njeh gjini. Urime dhe shumë suksese në kualifikimet për Euro Women 2021!”, ka shkruar Hoti në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mega aksionin kundër krimit dhe korrupsionit, i cili është…