Hoti për hyrjen e xhandarmërisë serbe: Veprimet tona do të jenë sipas Kushtetutës

08 gusht 2020 | 10:08

Kryeministri Avdullha Hoti ka folur për pamjet e publikuara dje ku janë parë pjesëtarë të xhandarmërisë serbë në Kamenicë.

“Lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Shpejt do të kem një raport të detajizuar”, ka thënë Hoti.

“Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i UÇK- së, gjeneral Imri Ilazi sot është ndaluar…