Hoti për masat e reja: Vendimet e fundit nga Qeveria nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë

31 maj 2020 | 16:14

I mandatuari për kryeministër, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të Qeverisë në detyrë për masat e reja të reciprocitetit ndaj Serbisë.

Hoti ka deklaruar se veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë.

Ai ka thënë se Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog.

Postimi i plotë i Hotit në “Facebook”:

Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore.

Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë.

Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke. (A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se kryeministri në…