Hoti për paralajmërimet e rënies së qeverisë: Nuk shantazhohemi, respektojmë çdo vendim të Kushtetueses

29 tetor 2020 | 15:31

Kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se të gjithë duhet ta kenë të qartë që qeveria që ai drejton nuk është e shantazhueshme.

“Edhe nëse nesër bie kjo qeveri, ne asnjëherë nuk biem pre e shantazheve”, është shprehur Hoti  gjatë vizitës në liqenin e Badocit.

Lidhur me pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje se Gjykata Kushtetuese mund të dalë me një vendim për votën e deputetit Etem Arifi i cili ka shkruar në vuajtje të dënimit, Hoti ka theksuar: “Respektojmë secilin vendim të kësaj gjykate”.

Më tutje, Hoti ka refuzuar të përgjigjet nëse në rast të rënies së kësaj qeverie do të provonin përsëri për të krijuar shumicë parlamentare.

Kurse për kërcënimin e sotëm të grupit parlamentar 6+ në Kuvendin e Kosovës, konkretisht të deputetit Fikrim Damka, se nuk do të votojnë asnjë ligj nëse nuk shkarkohet ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, Hoti ka thënë se do të bisedojë me të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Tomas…