Hoti për qeveritarët: Zoti na ruajt se nuk dinë çfarë bëjnë

01 qershor 2023 | 12:10

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar serish për situatën e tensionuar në veri të vendit.

Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, Hoti ka thënë se pushtetarët nuk janë duke e ditur se çfarë janë duke bërë.

“Ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se ambasadori amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet.  Ndërsa pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri.  Zoti na ruajt, se këta nuk dinë çfarë bëjnë”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të 1 Qershorit, Ditës së Fëmijëve,…