Hoti përplaset me Nagavcin: Fjalimi më i ligë që kam dëgjuar ndonjëherë

19 nëntor 2020 | 11:44

Kryeministri Avdullah Hoti është përplasur me nënkryetaren e Kuvendit Arbërie Nagavci lidhur me temën e të pagjeturve.

Nagavci ka thënë se kryeministri Hoti ka barazuar në Uashington të pagjeturit me të zhvendosurit.

“Kryeministri Hoti ju më 4 shtator keni barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit. Serbia duhet të ofrojë të gjitha informacionet për varrezat masive. Pa kthimin e personave të pagjetur nuk mund të ketë as dialog”, ka thënë Nagavci.

Më pas kryeministrit Hoti ka marrë fjalën shkurt duke i thënë Nagavcit se fjalim i saj është fjalimi më i ligë që ka dëgjuar në Kuvend.

“Ky është ndër fjalimet më të liga që kam dëgjuar prej se jam deputet dhe pjesë e Kuvendit”, ka thënë Hoti.

Më pas Nagavci ia ka kthyer shefit të qeverisë duke I thënë se nënshkrimi i marrëveshjes më 4 shtator nga ana e Hotit është i ligë dhe i turpshëm.

“I ligë dhe i turpshëm është kur keni nënshkruar në Uashington kur keni barazuar të pagjeturit me të zhvendosurit”, ka thënë Nagavci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 200 mbikëqyrës të përmbajtjes në “Facebook”, nga…